E diela poetike me poeten.:Shukrije Gashi

Feb 6 2021

Njeriu e pa fytyrën e vete për

here t’pare

n’paqyre uji dhe u dashurua

n’ lumenje detra e oqeane

hijen a dritën e profecise e

njohu shtigjeve t’ Abrahamit

kembezbathur a me opinga lëkure

dhie

Jeten pa shkëlqimin e rrem

gjumin mbi barin e tokës shtroje

e qiellin me yje e hanen paqësore

mbuloje flladi e ngrohtësi

As Jezusi e Muhamedi ishin

aty per vuajtje e premtim

Eva e Adami n’ kopshtin e dashnise

nuk e shkelen paqen asnjhere

mollen e henger karremi i profecise

kurdisje e shpifur dje e neser

Pandemia Covidi19 erdhi nga njeriu

pse duhet Zoti t’ kujdeset per shpikjet

a shpifjet c’thote profecia

Njeriu Zot nuk ekzistoi kurre

vdekja nuk rilinde asnjehere

vec Lules Anemone bukur e shkurt

ne kopshtin e Edenit mollat

janë helmuar me Covid pushteti

Matriakati eshte shpetimi dhe ilaqi

mollët pikin vete vetem t’pjekura

dhe kur i shkunde fryma a njeriu

Shtigjeve t’ Abrahamit paça

nuk fle sot e qete burra t’hazdisur

ia zhveshen kunoren tokes

per lojen pushtet

Njeriu Zot na e shpifi Mileniumin

e ri serish me vrasje e dhunime grash

e Jezusi me Muhamedin

nuk bene asgjë per fjalën

e dhënë as per magjinë e shërimit

Vdekjet nuk u sosen kurre me lutje

Njeriu dje e sot shikohet n’pasqyre

as neser e njohu veten e tij

as lakminë e fajin Covidi21..