E diela poetike me poeten; Teuta A.Muji
Ti shpirt i etur për Liri
——————————–
Ti zemër vajtuese
Ti model i sakrificës
Ty të dogjën e të shkatërruan
Ty t’përlotën , të vranë e t’masakruan
Ti nuk u dorëzove për të t’rrënuar..
Ty, të do çdo qytetar
Me ty krenohet çdo atdhetar
Me ty luan çdo pushtetar
Atdhedashësit të prezantojnë me krenari
Politikbërësit kur kanë në dorë qështje për ty ,
s’kanë pushtet si për çudi !!
Kanë arsye ..plot pa fund
Kanë dhe punë në proces..
Kur do t’zgjidhen, sa dhe si?
S’del në përfundim asesi!!
Kosovë Për ty heshtje më nuk ka
Për ty zërin do t’ngremë fort
Me gjithë të metat që ti ke,
Ty të duam mëmëdhe.
Teuta A.Muji 2021