E diela poetike me poeten ; Xhemi Nokshiqi Muzai

0

Si një vorbull

_______________________

Comets Asteroids Meteoroids nuk shuhen asnjëherë

Dëshmorët heronjtë qetësisht dritësojnë në peidistale

Artistët aktorët modelet të mbushin shpirtin pranverë

Të ligët xhelozët e llafazanët, nuk çajnë kokën fare

Si një vorbull të gjithë në planetin e ‘botës mizore

Padrejtësisht të pa kënaqur ankohen nga të tjerët

Me kokën në qiell .! Ah moj jetë ku na mblodhe..

Të poshtëritë lëshojnë helm që kurrë nuk u shterët

Ca fodulle mendojnë (se jemi më të mirët)…..

Populli të vlerëson është mësues i pagabueshëm

Korrigjoni gabimet dhe shihni vetën në pasqyrë

Me maturi lëshoni llafet,të jemi të dëshirueshëm

Meritat tuaja të larta , mos hezitoni tregoni me fakte

Nuk është” necessary ” vetën tuaj me e mburrë

Dinjitetin e të tjerëve nënvlerësojnë si bud-budallaqe

…të zgjuarit me mençuri rrezojnë dritë në çdo udhë

Atë që mbollët në pranverë në vjeshtë do ta korrni

Vlerësoni të tjerët dhe kurrë mos i poshtëroni..

Veçorit e cilësitë e çdo kujt në pasqyrë pasqyrohen

Mirësitë që leni pas, dritësojnë kurrë nuk harrohen

Poeti shpirtin hambar me dritë e hënës ju fale

Muza frymëzimi cicëron me zogjtë shtegtarë

Anembanë” Peace” e shpërndan si pulëbardhe

Me dallëndyshet lëshon mjaltë nder tempuj të bardhë

Ju qe jeni i afte mos humb kohe të vërtetoni

Me shpirt artisti agimet e përflakta ti reflektoni

Si kometat e qiellit rreze e zjarrta ti reflektoni

Oaz mrekullie mëngjesesh pranverat ti zgjoni

Xhemi Nokshiqi Muzai

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *