Natyra qëndis ëndrrat e mia

======================

Këndoj ,kërcej në një lulnajë

E hedh shikimin në bukuri

Me natyrën shkrihem ngadalë

Mollëkuqe , flutura më rrinë përbri.

Copën e qiellit e vura në zemër ,

Dritën e diellit mendjes sime

Zërin e bukur të kanarinës

Ia dhashë unë këngës sime

Këpus lulëkuqe e Margarita

Kuq e bardhë thurur kurora

Natyra qëndis ëndrrat e mia

Ëndrra të bukura thur dhe mosha

(Këngë për fëmijë ,vlerësuar me çmimin e dyte ne Festivalin Mbarëkombëtar te 50-te për fëmije ne Shkodër me kompozim Parid Sinamai)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *