Paskam dashuruar bukur!

———————————–

Letrat e dashurisë sime

Të zverdhura ne kohë

Grafikisht ruajnë fjalët

Shkruar me ngjyra shpirti.

Tjetër formë,tjetër semantikë

Qenkan pëllumba,melodi,

Flutura,lule gjithfarëllojesh,

Ylber me diell dhe shi…

Paskam dashuruar bukur!

E zhytur në to

Shfletoj mendjen

Shkruar me ngjyra shpirti.

Paskam dashuruar bukur!

Dashuria ime

Oaz në mes të botës,

Pasqyrë blu

Përreth qetësi humbjeje…

Zemra çelet në to

Si studente e letërsisë

Huazuar paskam lirizëm lasgushian

Gëte,Pol Elyar,Pablo Neruda…

Eh,sa emra paskam

Bërë pronë të shpirtit tim!

Edhe një rruge,kalasë,një parku

I paskam vënë emrin e dashurisë sime.

Paskam dashuruar bukur,

Dashuria ime.

zn 26.01.2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *