E diela poetike me poeten:Adelina Pali
ÇMË BËRE O DET..
—————————————
Sërish më afrohesh ti me valëzime, o det
Ndërsa të rri përballë teje më ngjan si Shen Meri
Lakuriqësi njerëzish i shkumon e i prek
Ndërsa unë si një sirenë deti zhytem tek ti.
Dallgët e tua po më thërrasin si me magji
Mijëra xixa mbështillen rreth meje
Filloj ç’vesh dhimbjet deri në lakuriqësi
Më çmëndet trupi nga rrezet gjer në dehje.
Ç’më bëre o det, që të dua gjer në marrëzi?
Ti që bregun dhe trupin tim si të dashur i puth?
Dhe çohem vriktaz, një valë të marr tek ti
Ta mbështjell rreth trupit e shpirtin të mbush.
Dhe rri e puthemi gjer sa bie mbrëmja
Hëna argjendin përmbi ty e hedh
Ah, o det, sa shumë ma ka ënda, Të të marr me vete