E diela poetike me poeten;Albana METHOXHA
AH, KY MALL I ZJARRTË!
—————————————–
Me ç’gjuhë flasin dallgët tek shushurijnë,
pulëbardhat me klithma çfarë më kërkojnë?
Në mijëravjeçarë ruajtur historinë,
por sonte mallin për ty më tregojnë.
Deti i tërhequr psherëtinë mërzinë,
pluskojnë pulëbardhat, klithmat përmbi të,
ah, mall i zjarrtë që digjesh nën brinjë,
rri e rënkon në heshtje, pa zë.
/www,QendraPress,com/