E diela poetike me poeten;Albina Trebicka
CA TË PATHËNA…
—————————
Kam një mendim që s’e them dot
Një fjalë e kam të ngecur diku…
Një buzëqeshje kujt t’ja dërgoj ?!
Mes të pathënash gjendemi të dy
Kam një dilemë që më mundon
dhe një ëndërr mbuluar me brymë
Kam një varg që kuturu shtegton
dhe një moshë të hallakatur shumë
…se rrjedha e mendimeve nuk e ndryshon dot moshën
Ne mund të blejmë orën, por s’blejmë dot kohën…
A.TREBICKA 01.02.2022
ÇAST…
——————-
Një gjethe e thatë
mbi flokët e thinjur
Karficë e verdhë
me vjeshtë qëndisur
Një lamtumirë vjeshte
mbi dy vargje vjershe…
I bukur ky çast heshtjeje A.TREBICKA 14.11.’21