E diela poetike me poeten:Anelja Lako
FLAS ME DETIN
————————-
Shëtis buzë detit me shikimin tretur,
mbi valën e shtruar në qetësi
dhe ëndrrën e natës që më lë pa fjetur,
vij ta rrëfej, o det, tek ti.
Tek hapat hedh mbi rërën e thërrmuar,
ti brengën e ëmbël ma lexon në sy,
çdo herë që kujtimet më kanë pushtuar,
vetminë, o kaltërosh, e kam ndarë me ty.
Të kujtohen ato netët plot magji,
kur fluturoja e dehur nga dashuria,
nën dritën e hënës, në dëborë a shi…
Por sot nuk janë, ka mbetur nostalgjia.
Po nesër do të lindë një ditë tjetër
dhe kujtimet do të treten pak nga pak,
siç vala përqafon bregun e vjetër, dhe djalosh’ i kaltër do kthehet nga larg