E diela poetike me poeten:Anila Kodra
MIREMENGJESI DHJETOR….
——————————————-
Sot majat e maleve bora i mbuloi,
Flladi tjetërsuar u kthye ne ere.
Palltot pa veshur si la kush,s’guxoi,
Bie shi,mugëtire,s’bie ere pranvere….
Detit tallaz ngrihen dallgët,
Përplasen brigjeve te heshtur me furi,
DHJETORI ndoshta vjen e mbyll plagët
Te ketij viti ,qe po shkon ne mërzi …
Vese ka tani dhe shi përmbi lule ,
Avuj xhamave aty nen kortina ,
S’përkëdhel dielli mëngjeset nen pekule ,
Ky është DHJETORI, dimër quhet stina……
Ka lezet dhe mjegulla kur çelet agimi,
Me fton dhe mes ftohtit ditën ta gëzoj ,
Festat vijnë radhe , Nëntorin pas sot lini,
Bëjeni ketë dite miq, e bukur te filloj….
Bëhuni gati te thoni gëzuar,
Krishtelindjet ,por dhe Vitin e Ri,
Shkojnë shpejt ditët fare pa kuptuar ,
Veç kur trokasin ne dere me dashuri ….
MIREMENGJES DHJETOR DHE E IMJA MIQESI
Me agimin sot ju uroj lumturi dhe gëzuar ,
Një muaj te mbare për ju nji nga nji,
Dimër te begate nga Zoti bekuar …..
Anila Kodra Kotroci
Ancora io 01/12/2021