E diela poetike me poeten:Arze AHMETAJ 

Shiko vetëm veten

————————————————-

Nuk ecëm së bashku isha vetëm unë.

rrugëve të mia pa shteg e baltë plot

Dhimbjet që i ndjeva kur pata mërzi,

një gjys fjalë të mirë ti nuk ma the dot.

Zemrën brenga plotë e shpirtin e vrarë,

unë kur u rrëzova ti s’më ngrite dot.

Përse o njeri me shpirtin pa jetë,

përgojon të tjerët ndër sy i donë fort.

Nuk mi fshive ti lotët vetë mu thanë,

sa herë pata dhimbje e sa herë derdha lot

Pse t’lutem më thuaj i nënçmon të tjerët,

më gjej një arsye se s’mdundi ta gjej dot.

Çfarë të duket vetja ke arritur majat,

shumë herë unë të thash po se kupton fare.

Mos u merr me tjetër se unë atë se bëj,

me lajka gënjeshtra nuk bëhesh i/e madhe.

Vetëm jeta ime më intereson shumë,

se qa bëjnë të tjerët s’dua tja di fare.

Mendja jote e vogël se di qa mendon,

apo ka ndaluar s’të funksionon fare.

PUNOI:Arze Hasanaj

/qendrapress.com/