E diela poetike me  poeten;Bajame Hoxha -ÇELIKU

E DASHURUAR

——————————-

Linde në këtë ditë të bekuar,

për të më dhënë ngrohtësi pakufi.

Ngado që të kisha kërkuar,

s’do të gjeja dashuri sa tek ti!

Ah, 14 shkurti datë e paharruar,

është data që ke lindur ti!

Është data që solli gjer tek mua,

të pafundmen lumturi.

Dashuritë të gjitha rreth kësaj date,

kujtohen me aq nostalgji.

Por ato që më shembin tani mua,

janë ndjenjat që më le në gji!

Eh, ishe shpirti im, por tani më s’je!

Me përdëllim kjo datë ty të afron.

Të sjell plot shend, plot gaz e hare,

e shpirti yt parajsës ngazëllon.

/www.QendraPress.com/