E diela poetike me poeten:Brixhilda Dede
TE KISHA DY JETE
Ulur, qëndroja stolit ne park
Kur një rreze me goditi ne sy
Përcjelle një tufe fragmentesh jete,
kur ishim bashke te dy
Buzëqesha si diell, buzëqesha,
Ngrohtësi, ndjeva thelle ne shpirt
Sikur jeta te niste nga e para,
Me ty, do ta nisja serish
————————-
LOTE GEZIMI
Qerpikët,
mbyllen sytë ne lotim
Si vala e detit, përplasur mbi shkëmbinj
Derdhur,
buzëqeshjes se florinjte
***
Atëherë,
heshtjen e mekur dua, medituar për ty
Optika jote joshëse,
Si te jesh,
I jashtëzakonshëm njeri
***
Ecja, konstrukti, dinjiteti,pjekuria ne mendim
Si fllad i tërbuar kalojnë ne mendjen time.
Çastit, ruajtur magjinë
***
Derdhur,
ujë detesh ne një gote livadhi
Me arome lulesh e bryme
Ngritur dolli ne pritje te ardhjes tende,..
Si me i ëmbli, me i dliri vegim
Brixhilda Dede