E diela poetike me poeten:Brixhilda Dede

0

UNÈ E TI

——————–

Mè mungon ti, si oksigjeni Hènès,

Si uja, Marsit.

Mua,

udhètarit te galaktikès.

Jetojmè nè tè njèjtin qiell.

Ne te njèjtat yje dèshirat tona pèrflaken.

Zjarre, diejsh na djegin ne,

shuar, nga e ftohte e natès.

Tè zbres prej èndrrès qiellore dua,

Kometè, tè bie nè gji.

Se ma ka ènda, te ndjej arromen tènde,

tè tè prek lèkurèn.

Tè adhuroj ata sy.

PER TY

———————

Ti je, terè ngjyrat e ylberit.

Gjithè stinèt e vitit i gjej tek ty.

Lotèt, buzeqeshjen kur vijnè nga ty, i dua.

Dhe zemrèn kur mesazhe mistirioze pèrcjell.

Ti je, gjithè natyra.

Dhe,..

Zoti im, Ti je.

EDHE NE FLIJIM

Edhe dheut ti kem hyrè,

Pèrsèri shpirti, do tè kèrkojè vetem, Ty.

Je shèrimi i plagève, ringjallja,

Pasqyra qiellore ku shoh veten e nè brendèsi tè ndiej, Ty.

Hapma shpirtin si buqetè rrezesh dritè,

Ndricuar nje te terè gji.

Thone,

dashuria ben te papara.

Mbase,

pas largimit nga kjo pjesè jetè, t’na rringjallè!

Tè na kthejè nè yjèsi !

Tè qènit bashkè, nè pèrjetèsi.

Kjo jetè, èshte nje A.

Per te ndier lumturi,

Dot’ mendoj se alfabetit i mungon nje shkronjèsi.

Jetèn me ty e dua Edem,

mbuluar ne Dashuri.

Thonè,..

kush dèshire te parealizuar ka s’e tretkera as dhe, as varr.

Fati yne qenka ndryshe shkruar.

TI PERENDI,

UNE ENGJELLI YT, KRAHE AR.

Brixhilda Dede @ 2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *