E diela poetike me poeten:Brixhilda Dede
ATÈHERÈ
——————-
Vite, do te kenë kaluar atëherë.
Kur ethet e dimrit tè tè kaplojnë.
Ngrohtësinë e humbur do tè gërmosh tè gjesh,
prej trishtimit te dhimbshëm pushtuar.
Fajin, mos ja hidh kohës.
Kur me hapa tè shpejtè, duket vrapon.
Dhe kur ti rimore vendim,
Ajo, ndryshon pozicion.
Kështu, do tè mbetemi nè pritje.
Si nè distancè yjet qëndruar.
Atëherë,
Me lejo, tè tè mbaj medaljon.
Diku,..
Mes èndrès e yllit te pashuar.
Si shkëndijë e fundit shuhet,
Ç’ do qelizè e djegur, emrin tënd formuar.
Hirin, ujërave tè detit hidheni.
Te puthè qiellin, kur yjet te jene shuar.
Te kuptosh;=DASHURI E PAMATE,
Premtimet,.. NUK MBETEN VEÇ NE LETRA SHKRUAR