E diela poetike me poeten;Brixhilda Dede
A E DI ?!
—————————-
A e njeh peshën e fjalës tènde mbi mua?!
Jo, nuk gjej matës kandar,..
Një puthje sa peshon a e di?!
Ai vullkan qè tret një mal.
A e di sa peshon, një prekje, ledhatim?!
Kur errësirë e mbrëmjes shtrin krahët mbi muret e ftohtè goditur stuhi, papushim.
Rrezohem,.. një dorè mè ngre,
Një trup mè bèhet mbështetje.
Një pëshpërime zëri, akrepat, kohèn, ndalon.
Nè atë fragment kujtim te zhytem dua,.. Pa zgjim, Besomë.
Mè lejo nè një moment solemn,
Tè përmend emrin tënd. Përdrejt viseve te largëta shkuar,..
Buzëqeshjen tènde te rrëmbej,
Me lumturon.
DASHURISÈ
Dashurinë e dua hyjnore,
Tokësore.
E dua ndjenjè,
Emocion.
Portret si i yti, e dua.
Kuvendè qè shpirtin tè ngroh.