E diela poetike me poeten;Brixhilda Dede

MERE SHPIRTIN TA KESH ME VETE

Tashmè, ti mè njeh fare mirè,

Si një roman nga jashtë mé lexon.

Ndërsa unë imagjinoj èndrèn tonè,

Hapat nè tè njëjtën rrugè na çojnë.

Unè e di qè dashuria jote bèn çudira,..

Çastin, kthen ne emocion.

Largimin, frikè se pata kurrë.

Né zemër mu gdhènde përgjithmonë.

***

Nëse dashuritë thonë,.. dikur mbarojnë.

Ti eja prapè,

Tè pres,

Përsëri,

Përmalluar, eja.

Nè tjetër version.

***

Nëse rrugè humb, si reja qiellit.

Sytë e mijë, përjetë do t’ lotojnë.

Stinët, kështu ndërrojnë.

Nè një ditè shi,

Tè njoha.

Ne ditè pranvere te adhurova.

Ne ditè dimri, shpirtin tè dhurova.

Ta kesh me vete, kudo qè tè shkosh.

KOHÈ MODERNE

Ti di, dëgjon, kupton,

betohesh, shan, shpreson.

Hesht, iluzioneve tè një absolutizmi masiv tè gënjeshtërt.

Vezullimesh verbuese,

lakuriqësia trupore, krye ngre,

mesazh modern, kohor.

Mençuria, bukuria shpirtërore, shtangin, heshtin, s’ kanè gojè.

***

Ku tè kërkosh pafajësinë,..

As lumturia, s’ ka vènd ku shkon,..

Te tjera bën o njeri i ngratè e tè t’ jera nga jeta beson.

Triumfi, stafetën i lè pseudodashurisè.

Degjenerimi rrënje zgjeron.

Kushte, civilizimi perëndimor.

***

Nuk habitem jo aspak,

kur mijëra like njè foto filtër fiton.

Paçka se përmbajtja e tekstit është bèrnut,

Paçka se ortografia, tè lè pa mend ne kokè.

~ NÈSE~

Veri qè fryn e ledhaton rrëmbyer puthje,

arratisjeve te shpirtit.

Tè takoj shpesh, shumè shpesh,

Ditè, netè, zgjuar qëndron.

Prej teje ç’ do ditè merr një vezullim.

E netët, me t’ bukurin shkëlqim.

***

Shirat , nuk mè lagin mè,

Streha ime je gjithmonë.

Lotin, dhimbjen, i pranoj .

Dorën tènde fort shtrëngoj.

Frika,.strukur qëndron nè skutè.

Fytyrè nuk ka tè na shohë.

***

Tè largët nè dukje, tè afërt nè prekje.

Dashuritë e mëdha kështu jetojnë.

Nëse zemra vdes nè një jete.

Shpirti, jeton përgjithmonë.