E diela poetike me poeten:Brixhilda Dede
MOS PRITE TE DERDHI LOTE
——————————
Ç”do dhimbje apo dështim ne jete, te ben me te forte, me kryeneçe, me te sigurt
Ndodh, për te ngjitur nje shkalle me lart, pasi ai qe nuk provon, nuk ka c’ fare mëson
Unë kurrë nuk i nënshtrohem fatit
Fatin e bej vete,
Unë kurrë nuk përthyhem, sepse jam tepër elastike
Jam simboli i dhuntive qe vete, Zoti fal
Jam vetvetja, jam liria dhe e vërteta
Unë, eci vete ne jete, pa u mbështetur askund
Patericat, u krijuan për dike tjetër…
Zoti krijoi femrat e dobëta per tu mbështetur diku
Dhe femrat inteligjente e te forta, per te care vete ne te gjitha aspektet e jetës
Per mua nuk do ketë lot ne jete, as dhimbje, por veç buzeqeshje dhe dete gëzime
Rroftë liria e femrës!
Rroftë personaliteti!
Qe sot ndihem dikush tjetër, shume me lart se ajo qe isha
Rrofshin dashuritë e kulluara!
Rroftë sinqeriteti!