E diela poetike me poeten:Brixhilda Dede
![](https://qendrapress.com/wp-content/uploads/2021/05/Brixhilda-Dede.jpg)
KESHTU MUND TE THEM SE JETUAM
Ti qan, si fëmija,..Ti qan!
Se nata u be 24 orësh
Dhe deti i shpirtit tënd binjak nga errësira i largët ngjan.
Ne një bote spektakolare si kjo,
Ku gënjeshtra nga e vërteta s’ ndan.
Ne një bote te erret,
Ti, me mban ne duar, si një pishtar.
Dhe buzët e çara nga dhimbjet,
luginave te thata ku udhëtojmë,
mi vadit me ujë,
mi ushqen, me te ezmeres fjale ar.
***
Qe bota te gdhihej ne drite,
u desh, te gëlltisja errësirën e një nate kallkan, acar.
Qe dhimbja te kthehej ne dashuri
U desh, te pijë me endje gotën e mirësisë
e me miq te mire ta ndaj.
Kështu,..
mund te them se jetuam pakëz, njerëz.
Jetuam, – si te pafaj.
Brixhilda Dede