E diela poetike me poeten;Brixhilda DEDE

0

SERISH

—————-

A te kujtohet atëherë kur provova shijen e vdekjes?

Xhelozia, gërryente si krimbi pemën.

Shijen e shiut kish, aromën e barit, frymëmarrjen tende.

Ndaj,

si lule e vyshkur rreze gremine,

penelin tënd prisja te me ringjallte vene ngjyrat e shpirtit.

Dhe…

kur nuk mundi te na ndante xhelozia,

Varfëria, gjenocidet

a depresioni i një bote shterpe,

Me lër te shuaj etjen buzëve te tua.

Ne erotiken e natës,

me lër te marr bekimin e yjeve,

gjuhen e hënës,

E te hyj ne mbretërinë e dashurisë.

—————-

SI DO TE ISHTE JETA PA TY

—————————————

Toke pa diell,

Gjallese pa ujë,

Qiell pa yje, hëne.

Mos,

si njeriu pa zemër.

Apo,

si seksi pa ekstaze.

Përqafomë,

deri sa fryme te mos marr,

Ndier pulsime te fuqishme erotike.

Me dëno,

me zjarre vullkanesh emocionuese, –Sot.

E nesërmja,

Ju përket te pathënave.

Brixhilda Dede @ 📖🖋2022

Bottom of Form

Bottom of Form

Bottom of Form

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *