E diela poetike me poeten,Brixhilda Dede
KUR CERJA E NATES TE BJERE
—————————————-
Sot dua te dëgjoj zërin e zemrës,
Kur dritat te fik, e syri i qiellit mes yjesh te ndriçoje.
Kur rrema oqeanesh marre ne krah,
Mes argjendit te hënës te rrugëtojnë.
Sot dua te dëgjoj zërin e zemrës,
Ne një univers te vezulluar te me çoje.
Aty ku kundërmojnë jargavanët mbrëmjeve,
E syve te mijë, fytyrën tende te lexoj.
—————
RRUGA E DRITES
—————————–
Nga qielli i brendshëm i nje kujtese,
Rruga e diellit ishte ndritur.
Diell apo zjarr ish ai qe qëndronte pezull dy maleve,..
Ai hapi derën mes zjarrit ndezur e pyeti;
–Trëndafilat, a ti je me e bukur?!
Nuk munda te përgjigjem,
Kur,..
Brenda zemrës se tij, isha strukur.
Brixhilda Dede 2021