E diela poetike me poeten;Bukurie Binjaku

0

NDJENJË SHPIRTI POEZIA!

—————————————-

Një poezi, për miqësinë

Lule me rrënjë në zemër,

Gonxhet hapur, mirësinë,

Bahçe parajse, me emër.

Vargje porsi valët e detit

Puthin rërën e thërrmuar,

I kurojnë plagët e miletit,

Dalin nga shpirt i bekuar.

Varg për miqtë, të vërtetë

Rrjedh nga ujvarat e malit,

Portave të zemrave troket,

Lum kush di, i mban hapur.

Ndjenjë shpirti, del e freskët

Herë me gëzim, herë me lotë,

Engjëllore, kjo fjalë e shenjtë,

S’ka kallaues, që e deformon.

Miqësia fisnike, atë e mirëpret

Por ca mëkatarë, laps e gomë,

Kërkojnë famë, tu thonë “poet,”

Me shpirt të huaj, kurrë s’jeton.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *