E diela poetike me poeten:Bukurie Buçpapaj

0

Mpreha vargun…..

————————-

E dua atë diell (jo i ftohtë)

Flakërim.

E dua atë qiell (jo gri) kaltërsim.

I dua pranverat bleruar me gjelberim .

E dua botën në dehje e deri në

çmendim.

   &  &  &

Kjo tregon se marrim frymë

Nga bota që na dhuroi

I hyjnushmi (Allahu) e zoti im

Ndaj si lulnaja çeli , aromën lëshoi

  &  &  &

A e di përse ?

Sepse jamë gjallë,

Frymoj .

Thjesht nuk jam si ti i errët i sharë.

Mundohem mes së keqës të

triumfoj.

Në një botë patetike plot me djajë.

 &  &  &

Si Promothe ngrihem e fortësuar.

Trimërohem marr guxim , qëndrim.

Beso asnjëherë vdekjes nuk i jam frikësuar.

Se kam besuar e shpresuar te Zoti im.

 &  &  &

E dua detin (jo të trazuar) të

qetësuar.

I dua malet , fushat , zogjtë e fluturat.

E dua botën të mbushur plotë të dashuruar.

I dua ditët min e sec bukurisht jetuar.

Ju që nuk më deshët kurrë

Mbahuni.

Bota nuk sillet veç rreth jush kuptoni.

Ju më vërsuleni , nga unë qasuni.

Se unë di t’ju mprehi mire në vargëzim.

&  &  &

Fjala vret thonë më shumë

se plumbi.

Dikur baba im ma patë thanë një here.

Se nuk sillet kështu nji copë burri.

Mbi një femër të pambrojtur të vjell vrerë.

   &   &  &

Ndaj sot mpreha vargun tim.

Në dashnin e botës që dua.

E dua jetën ,gabimin ,mëkatin tim.

E ti nuk ke të drejtë të më gjykosh mua.

Ndaj ul veshët ,shikoj punët e tua…….

Bukurie Buçpapaj

30.6,2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *