E diela poetike me poeten:Bukurie Buçpapaj
Megjithatë….
——————————-
Ti nuk më do e di megjitatê
Unë të then mirmengjes dashuri
Heshtja jote e thotë qartazi këtë
Përsëri të them natën e mirë ty .
As sikur ta doje sadopak veten
Do arrije të doje edhe të tjerët
Je aq fat zi I mbyllur në vetë vete
Sa e gjithë bota të duket e errët.
Njê pyetje:
Përse jeton vallë a nuk më thua?
Ç’ kuptim i jep jetës tënde ti?
A din qoftë njê herë me thanê : tê dua?
Të lumturosh dikënd jo as veten e di.
E megjithatë e megjithatë …
Mëso ta duash jetën pra
Ashtu si të vjen pa atê a këtë.
Mos u anko se kjo pse më ra.
Asgjë nuk vjen pa një shkak
Çdo gjë vjen relative me kohën
More rob i zotit ndalu mendo pak
Kush fitoi krejt universin e botën.
Ndaj më mirë vëje në punë kokën.
Respekto veten kur respekto të tjeret
Megjithatë ti po humbet tërë kohēn.
Çdo sec min të jetës në padobi për veten.
Megjithatë të them ty:
Je ti ai që humbet më shumë se unē…
Duke mos dashur veten….
21.9. 2021..