E diela poetike me poeten:Bukurie Buçpapaj
DASMA E BASHKIMIT…
( ka fillue)
1-
Shqypni, prej dashnie t’thirra,
Me za shpirti t’përmalluem,
Vargjeve t’mia, bojë loti m’u ba,
Herë e keshun, herë idhnuem.
2-
Vuajtja yte asht, mallkim,
Për mu, për ne, për çdo shqiptar,
Po zgjohu ma, o populli im,
A nuk asht koha për bashkim kombëtar!?
3-
Në andrra t’mia vijnë bijtë e mi,
K’jajn me mue të revoltum,
E dhamë jetën për ty, nanë Shqipni,
Gjaku, amaneti,nanë, u harrun.
4-
Mos u dorëzo nanloke sokolesh,
Vijnë pranverat përsëri,
Atëherë, ftyra yte ka me kesh,
Kur të jemi nji komb, nji Shqipni.
5-
Bojë e kuqe m’ u ba pena,
Gjakuni bijve jetësohet n’varg,
Shqipe jemi ne, me dy krena,
Bashkimi i jonë nuk asht larg.
6-
Zoti i madh s’na e tret gjakun,
Se vet ai na krijoi të pandarë.
Madhështia e tij e merr hakun,
Se në trojet e tona u lindëm t’parë.
7-
Në nji flamur, në nji atdhe,
Mblidhen copat që na i kanë ndarë.
Festë e madhe mbi mëmëdhe,
Dasma e bashkimit ka nis me ardhë.
8-
Lum ai që do ta sheh e përjeton,
Bashkimin e vëllezërve shqiptarë.
Në nji himn rreth flamurit tonë Besa – besë e të pandarë.
AUTORE
Bukurie Buçpapaj
24. 4.2022.