E diela poetike me poeten;Eli Zeneli
NË ËNDËRR MË MORE
——————————-
Ajo ecte nëpër dhomë,
krejt e hutuar,
Këmisha prej mëndafshi
i rrëshqiste në trupin e saj të nxehtë,
Atë natë asgjë nuk donte,
Atë natë vetëm atë ëndërronte.
Në dritën e hënës,
Shikonte imazhin e tij,
Një yll papritur u shkëput,
lajm të bukurës i solli,
e në ëndërr e mori…
Mos ik, mos ik
rri në shtratin tim,
rri me mua,
Je e vetmja dashuri që dua.
Je diell që zemrën ma ngroh,
Je hënë që natën ma bën ditë,
Je galaksi e pafundme…
Më çove në të bukurën parajsë,
Në kopshtin e lumturisë më ule,
Më more në krah,
vallëzove me mua,
Bërtite me zë të lartë,
Je bota që unë e dua….!