E diela poetike me poeten:Eli Zeneli·

EJA, MA THAJ LOTIN TIM

————————————–

Eja, ma thaj lotin tim

në qepallë,

Qe faqeve të mia rrjedh

si një ujëvarë,

Dhe me puthjen tënde

zjarr,

Ta ndjej lotin tim duke

u tharë.

Eja, ma thaj lotin që

Rrjedh

sikur Ujëvara e Niagarës,

që nuk ndalon as kur ka

vapë,

eja, se unë të pres Ty

si Penelopa Odisenë në

Itakë.

Eja,

Ç’ ke që pret, pse

ngurron,

Bëhu edhe ti njëherë

Shpëtimtar

Të ma thashë këtë lot

Se zemra s` e duron dot

Eja

në minutat e ndërrimit të viteve

Unë po të pres të ngrejmë

dolli për njëri-tjetrin

me urimin

Për shumë vjet!

Eja, ma thaj lotin tim në

qepallë,

Qe faqeve të mia rrjedh

si një ujëvarë,

Dhe me puthjen tënde

zjarr,

Ta ndjej lotin tim duke u

tharë.