E diela poetike me poeten:Eli Zeneli

ISHIM DY LULE TË POSAÇELURA NË PETRALBË

———————————————————————

Ishim dy lule të posaçelura

Në Petralbën e asaj kohe

E shikuam njëri tjetrin nga larg

S’e shtegun e takimit tonë të zjarrtë

Na e kishin zënë shkurret e një kohe tjetër.

Ti shkove pa dëshirë në një qytet tjetër

Edhe unë shkova në një tjetër drejtim

Ku ndodhej qyteti me shpresat e mëdha sa deti,

Ku deti i rriste ëndërrat e të rinjve

Për pushtimin e hapsirave të pakufishme.

Megjithatë në zemër më ishte ngulitur

Dashuria e parealizuar për ty,

Po ty, a të ishte strukur në zemër

Dashuria e parealizuar për mua?

Në Petralbën e asaj kohe

Të kthyera nga njëra tjetra

Ishim dy lule të posaçelura.