E diela poetike me poeten:Eli Zeneli
DASHURIA
——————————-
Dashuria është drita që ndizet brenda shpirtit,
Kur errësira e shpallë veten mbret.
Dashuria është gejzeri i ngrohtë në dimrin polar,
Kur i ngrohë gishtat e mërdhirë të përkëdheljes.
Dashuria është fresku i ëndrrave njerëzore
Kur vapa e urrejtjes i ka molisur.
Dashuria gjithmonë e ka vetëm një fytyrë
Kur maskat vendosen në muzeun e urrejtjes.
Dashuria je ti jeta ,jeta ime, që duhet jetuar,
Shpirti i shpirtit tim është dashuria,
Kur e përtërinë jetën me filiza të reja,
Kur i dërgon buzëqeshje së ardhmes.
Dashuria i thotë botës të dua
Bota qeshet para se të dalë në fotografi
Për pasaportën e shtetit të lumturisë.