E diela poetike me poeten;Elsa CENAJ

Një ditë…

Një ditë, aromën time

Do ta kërkosh kudo,

Në skutëliqe e rrugëve pa kthim,

S’do e ndjesh askund,

Dhimbja do të hapë plagë të pashërueshme.

Një ditë,malli për mua do të zhurité,

Do të endesh me dritë kandili,

Këmbët do të jenë lodhur, ënjtur;

Tokën do të ujitésh

Me lot pendimi për mua,

Në pyllin e vetmisë,

Do të ulerisësh si ujk…,

Do të thërrasësh emrin tim…

Askush s’do të të dëgjojë,

Hëna do të tallet me ty,

Do të kritikoj e do të të bërtasë:

Hesht,se s’ishe i zoti t’a mbaje,

Ajo ? Iku e svjen më!”

Dhe unë… unë

Do t’i mbyll sytë,

Do të verbohem,

Se u lodhen nga shikimi,

U lodhën nga dëgjimi,

U lodhën nga hija jote.

Nëse edhe në gjunjë

Do të ulesh

E me thonj

Do ta germihësh token,

Pellgje të formosh,

S’ka më falje…

U lodha me lotët e tu

U lodha dua te pushoj

Të mbledh forcë,

” Lamtumirë ” do të të them

E këtë do t’a bëj një ditë…..

Pjese nga libri im ..

URA E QENIES novele

Autori: Elsa Koxha Cenaj.

/www.QendraPress.com/