E diela poetike me poeten;Emrije Krosi
Fusnotë.
————————————
dielli i fundmarsit,
të lëbyr sytë,
derdhur në ballkonin tim,
hijet e bicave të qepëve në vazo,
kanë filluar të vizatojnë,
dritën në murin e zhbojëruar,
dhe zhurmat nga rruga,
dhe muzika,
dhe sirenat,
dhe lajmet, lajmet…lajmet, Ukraina, Zelenski, Putin, Biden,
(eeejjj ka njeri këtu),
piceri po troket në derë,
ohoho çfarë shije paska pica sot,
përmes pasazheve të ngushta të pallateve, në zgrip varet,
vetëm një copë qiell,
“copy paste” nga qiellnaja,
që më skuqi fytyrën,
si tymnaja e cigares së dredhur,
kurse tiku- toku, bredhon cep me cep, tik- tik, tik-tok,
e facebuku,
petulla më servir,
ajo..ajo Alma,
Gjon Gazulin fuqishëm,
tejpërtej mjegullave e solli në Zadrimë,
unë ohoho kënaqem në jermin tim,
të bulevardit të madh çoroditës,
me njerëz gjysmëzhveshur,
kur këmbejnë në “Exchange Manygrame”,
ca euro të lodhur nga kriza,
për një kafe në lagjen time…
a thua,
apo në çdo kafene Tirone,
(hajt, hajt mjaft përgjove prej ballkoni Emmy,
se dielli si damlla të goditi në kokë).