E diela poetike me poeten;Esmeralda BREGAJ
Kosova ime, të puth, të dua
————————————–
Rrofsh e përparosh moj Kosova trime,
Ti që u rrite si filizat në borë,
Ti që mbulove çdo dhimbje me kurorë..
Ty s’te trembi kurrë kush.
Ti që këndove dhe kur zemrën e kishe prush!
Fluturofsh në vite moj burrneshë
Me kokën lart e bijtë e tu në shesh
Gëzoni e këndoni sot miqtë e mi
Per ty moj Kosovë një got kam me e pi!
Të dua
Se bashke kemi gjak një gjak me shije Shqipërie
Kemi rrënje bujarie veshur me xhamadan trimërie
Kemi një zemër që rreh fort
Kemi një mall që po bëhet gropë
E thërret “JEMI NJË KOMB”!
Rrofsh moj Kosove
Mbretëreshë me kurore!!
Bija jote përulem në flamur
Ohh sa lezet të ka ky nur..
Të puth , të dua
Kosova ime
/www.QendraPress.com/