E diela poetike me poeten:Fatime Kalimashi

0

KUJDES ME FJALËT

Fjalët e bukura janë si gurët e çmuar

Gjithçka në jetë për të ndërtuar

Mund ta ndërtoni gjithë ardhmërinë

Por mund ta prishni edhe lumturinë

Fjalët e ëmbla janë ilaç për shpirtin

Ilaç për plagët e zemrës së copëtuar

Mund t’i përdorim sa herë mërzitemi

Dhe në raste kur ndihemi të harruar

Fjalët janë thesar pasurie

Jo çdo kush mund t’i posedojë

Se veç me fjalë prej dashurie

Kudo që shkoni shtëpi ndërtoni

Andaj perdorni fjalë të ëmbla

Me fjalë ndërtoni bukurinë e jetës

Fjalët e bukura janë gurë të çmuar

Kujdes mos thyeni atë që keni ndërtuar

FK

1. 11. 2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *