E diela poetike me poeten:Fatime Kalimashi
SONTE..
—————————-
Sonte
Dua ta mbyll vargun me të vetmën fjalë
Për njëri-tjetrin sa shumë kemi mallë
Kemi shumë mallë se shihemi rrallë
Sonte
Do e mbyll vargun me dy fjali
Një për sytë e tu një për sytë e mi
Njëra mallëngjim e tjetra dashuri
Sonte
Po e mbyll vargun me pak fjalë
Ne po plakemi dalëngadalë
Jetuam jetën si në përrallë
Sonte
Unë po e mbyll vargun në poezi
Ti mbylli buzët mbi sytë e mi
Mallin ta shuajmë me dashuri
Sonte
Jemi vetëm unë dhe ti
Mbylli sytë hesht në qetësi
Lexo ç’të thash në poezi
FK
01.7.2021