E diela poetike me poeten:Fitore Haklaj
O FLAMUR
———————–
Vallëzo valë valë flamuri im
Të shikova sot përballë
Në dy gjunjët u përula
Të ndërrova me plot mallë
Ngjyrat tua më mbushin jetë
Krenari aty ku gjindesh
O Flamuri kuq e zi
N’zemër të kam, askënd si ty
Ah, shqiponjë kur fluturon
Edhe gjakun peshë e çon
Të oxhaku ty të mbajë
Ku je ti ka edhe atdhe
Në breg të detit kur të pash
Edhe sytë dritë më bëjnë
Gjaku i trimave mu duk aty
Lumë për ty moj Shqipëri.
13.08.21