E diela poetike me poeten:Ganimete Jakupi
I VURA ZEMRËS NJË DRY…
————————————
I vura zemrës një dry,
I premtova se nuk do të lejoj askush aty të hy…
Të ta trazojë paqen që ke,
Sepse njerëzit kalojnë transit tek ti,
E të lëndojnë, të vrasin,
Ikin pa lamtumirë dhe …
Heshtin, zhduken e nuk flasin!…
Të harrojnë shumë shpejt se kush ishe,
E ti do të mbetesh vetëm pa përgjigje…
Eh copëzat e tua si do t’i mbledhë?
Gabimet e tyre – ty kanë për t’i hedhë!…
E ti gjithnjë do të qëndrosh stoike,
Do ta përballosh vuajtjen në heshtje si mike,
Do ta ngushëllosh veten në mënyrë drastike,
Me cigare, alkool e ndonjë melodi,
Duke vrarë akoma më shumë veten…
Pa dijeni për njerëz shpirtzinj!…
Andaj zemër qëndro si zonë e ndaluar,
Territorin tënd mos lejo me ta cenuar,
Ruaju nga njerëzit e pandërgjegjshëm,
Se ata janë të pakënaqur me veten,
Dhe për të tjerët aspak nuk kujdesen.
Ganimete Jakupi, Zvicër.