E diela poetike me poeten:Ganimete Jakupi Demiri, Zvicër.
RRUGËTIMI I FUNDIT
( E botuar)
Të betuar si asnjëherë më parë,
Të dashuruar me besë e fjalë,
Kishim synim për një rrugëtim,
Në fund të tunelit të shihnim ndriçim.
Por fatkeqësisht mbeti veç një ëndërr,
Dy udhëtarë mbetëm në stacione të ndryshme,
Duke pritur trenin e ardhshëm të destinimit,
Për të gjetur rrugën e duhur të jetësimit.
Njëri-tjetrin mbetëm ashtu duke shikuar,
Nga kokëfortësia përfunduam në vagonët e vetmuar,
Duke qare tinëzisht e duke u çmallur,
Se kishim inat të kërkonim falje.
Eh dashuria si na kishte verbuar aq shumë,
Ku zotoheshim për premtime sa të mëdha,
E në fund asnjë premtim nuk e kujtuam,
Përfunduam përjetësisht si dy të ndarë
(të huaj).