E diela poetike me poeten:Havë Shabanaj

0

Homazh poetik për Gjergj Fishtën

—————————————–

Gjer sa t’mundem unë me shkrue.

Gjer kur ndihem se gjallë jetoj.

Gjer sa fryma e fundit me firue

Unë Gjergj Fishtën s’e harroj.

Gjer sa t’mundem me lëvizë

Unë në atë vend me mall do t’shkoj.

N’Shkodrën zonjë me drandofilë.

Aty poetin me zë të ambël do t’a kujtoj.

N’Mriz të Zanave, do të endem

E t’i mbledh fjalët shteg më shteg.

Edhe n’varr atje kur të tretem

Nuk e lë këtë gjë pa e përmendë.

Mallku qoftë ai bir shqiptari

Që s’e ruan këtë amanet!

Me rujt gjuhën shqipe si margaritari

Gjuhë hyjnore, gjuhë e shenjtë.

Siç ka thene dhe Fishta vetë:

“Edhe hëna le ta dijë,

Edhe dielli të ketë t’pa

Vend ma t’bukur si Shqipnia

Vend ma t’bukur nuk ke pa!”

Mallku qofsha, nëse këtë amanet s’e përcjell

Gjuhën shqipe n’zemër me e mbajt vit më vit.

Ashtu do ta mbaj mend dhe Fishtën

Dhe Kongresin e Alfabetit në Manastir.

H.Sh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *