E diela poetike me poeten;Havë Shabanaj

Unë

————–

Unë jam ngritë edhe kur jam rrëzua

Unë s’jam dorëzu, edhe kur jam dëshpëru

Unë kam bërë dritë, edhe kur terri m’ka kaplu

Unë jam pasuru n’shpirt, edhe kur varfëria m’ka kaplu

Unë kam punu fort, edhe pse tjerët s’më kanë vlerësu

Unë ndonjëherë jam dëshpru, por askush s’me ka diktu

Unë shpesh jam n’di e vetmuar, por gjithnjë e lumtur kam qenë

Unë kam shkëlqye, kur të tjerët m ‘kanë dëmtu

Unë sa herë jam sfidu, më shumë jam forcu…

H. Sh