E Diela poetike me poeten:Ildije Xhemali
NUK NDJEHEM MIRË
————————–
Nuk ndjehem mirë
Kur mundohem të kujtoj
Fytyrën e babait larguar herët nga kjo botë.
Por ndjehem mirë
Kur kujtoj nënën që, se dëgjova një herë të thotë:
“Sa fatkeqe në jetë qeshë, o Zot!”
Nuk ndjehem mirë
Për ca ëndrra të lëna, të vyshkura
Të thara e të braktisura.
Nuk ndjehem mirë
Për ca biseda të pabëra, përgjysëm të lëna
Për ca gëzime të pashijuara
Për ca plagë të padukura
Thellë shpirtit marrë.
Më besoni, nuk ndjehem mirë.
Nuk ndjehem mirë
Kur kokën kthej pas
Dhe plagët e pathara i trazoj, i ngas
Për të mos hapur plagë të reja.
Nuk ndjehem mirë
Për një fjalë, pa vend thënë
Për një gur shtrmbët vënë.
Nuk ndjhem mirë
Për një lule lulëzimin ndërprerë
Për një bisk padrejtësisht prerë
Për një familje të përçarë
Per një çift të ndarë.
Për një lot të shkarë.
Më besoni
Aspak nuk djehem mirë. __________________________