E diela poetike me poeten:Irena Hoxha
TË ZBUKUROJMË SHPIRTIN
————————————————–
Pranvera troket e lulet çelin,
me ylber ngjyrash botën e lulëzojnë,
dhe shpirtrat tanë, zënë e çlirohen,
mes gëzimit dhe ëndërrimeve zënë e lodrojnë!
Pranvera vjen e qetë paqësore,
dhe trupin, tokës ja shkrifëron,
e ndër fusha fëmijët dorë për dore,
luajnë e bukurinë natyrës ja shtojnë!
Eh’ fëmijëri si lule çel,
e buzëqeshja në fytyrë të ndrin,
ti bashkë me pranverën jeni unike,
mbani përjetë të gjallë dashurinë!
Ku është pranvera asgjë nuk venitet,
në gjirin e zotit ndërton gëzim-fole,
të qeshura gazmore që të zbukurojnë shpirtin,
bashkë me fëmijët gëzojmë dhe ne!