E diela poetike me poeten;Jonida Sheholli

0

BREDHI I VITEVE TË MIA

—————————————–

E stolis përditë bredhin e viteve të mia

Me drita vezulluese të vargjeve poetike

Në secilën ngjyrë shndrit dashuria

Edhe shpirti letrar në figurat stilistike

Në degët e gjëra shkëlqejnë metaforat

Frymëzimi ndriçohet qiellit të letërsisë

Si yje vezullojnë kur lazdrohen anaforat

Hëna, buzëqeshjen në fytyrë e qëndisë

Në bredhin e jetës dritësohet një dashuri

Ngritur në majë sikur ylli plot me drita

Në ditarin e shpirtit, unë e quaj letërsi

Me nektarin e saj, ndjenjat i mahnita

Me të fle gjumë e zgjohem në mëngjes

Me të në sofër e në çdo hap të jetës

Dhe shtigjeve të kohës, ditët e reja pres

Si aromë hyjnore, freski i jap vetes

Me të bredh edhe ngjarjeve të tregimit

Artin e bukur takoj në këto rrugëtime

Edhe çastet e trishta ia dhuroj miklimit

Me të i ngjyros dhe fjalët për përgëzime…!

E hënë, 27 dhjetor 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *