E diela poetike me poeten;Kimete Durmishi

0

Do kthehem përsëri

—————————–

Shumë herë rashë dhe u ngrita përsëri , e u bëra dhe më e fortë seç isha

Kalova malet, detërat dhe bjeshkët më të larta të universit

U rrotullova me krahët e hapura në Horizont ,

pash nga lartësia gjithë botën e tymosur.

Të kthehem a mos të kthehem në këtë botë.?

Dua të mbetëm një zogë i lirë i një hapësire të pafund.

E gëzuar fluturova, vrapin nuk e ndala, dua

të zbuloj një botë tjetër.

Hapësira qiellore ishte e pafund,

nuk kishte skaj e as mbarim

Ku të ndalem e të pushoj nuk e di

Humba në oqeanin e hapësirës së gjithësisë

Më lartë e sa më lartë, nuk shihej asnjë kufij.

17.08.2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *