E diela poetike me poeten:Kimete Durmishi
Pa fjalè
——————-
Vetmi e heshtur
që më shoqëron
mbetëm unë dhe ti
e askush tjetër
Dua të të dëboj
nga unë
por ti
nuk ikën prej meje
Grindem
me qetësinë tënde
e heshtja jote
më mundon
Paska edhe shoqërim
pa fjalë
këtu vetëm unë
mund të flas
Fjala ime
nuk thyhet
mendimet e mia
nga ty pranohen
Vlejnë
apo nuk vlejnë
Ti vetmi vetëm hesht.
K.D.