e diela poetike me poeten:Kimete Durmishi

0

Para hënës

Mu çfaqe para syve të mi moj hënë

Me gjithë atë bukurinë mahniste femrore

Anën tënde të errët nuk e pash askund

A thua e mbajte sekret për vetën

Shëndriste me një ngjyrë magjepse

Një dritë që të qetësonte në shpirt

E rrubullaket si rruzulli tokësorë

Pa asnjë shenjë në ty e plotë dritë

Të vështrova e mbetur pa fjalë

Nga gjithë ajo bukuri mendimet ndaluan

Të të vijë hëna para syve të tu

Sa keq që më gjatë nuk të ëndërrova

04.01.2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *