E diela poetike me poeten;Lule Alidema
DITARI JETËS TIME
_________________________
Shfletoj ditarin e jetës time
Futem diku atje ke fillimi
Mes ditëve të jetës time
Gjej ndjenjë, emocione, fillime e mbarime.
Sa ditë të ndryshme numroka ditari im
Sa shumë përjetime gjej brenda tij
Ndryshime nga dita në ditë
Jeta qenka një e tërë histori.
Mendova…ti grisë ditët ku kam qarë
Ti lë vetëm ato ku kam qeshë
Por, jo jo nuk i heq dot
Kjo është jeta…ka gëzime por ka dhe lot.
Pas gjitha këtyre që paskam shënuar
Dalloj te vetja sa shumë paskam ndryshuar
Paska ditë që qenkam ngritur
Paska edhe ditë kur qenkam rrënuar krejt papritur.
Sa e guximshme paskam qenë
E paskam jetuar gjithë këtë jetë njeriu
Tek tash po e kuptoj
Se përse njeriu ditë për ditë po u hargjouka njejtë sikur qiriu…!
Lule Alidema
23.07.2021