E diela poetike me poeten:Marjana Sulejmani
Sot u zgjova e përqafume
Me hijen tanë…
Fillova tuj numru puthjet
E diku….Nji m’del mangut
Kur po ma nep
Puthjen e ” borxhit”
Se fjalë e dashnise..
I nij për çdo dite,
Du t’nij ne buzt e mia
Frymën tane…
T’fjals “te du”….e mandej
Une te myll gojën
E t’msheh n’heshtje…
Ket fjal t’Bekueme.
S’ka gja se oshtima saj
Ma xen frymën…
Ta dish…se unë për dashnin
Jam poete “e marre”
Qe shpërndaj…aromë jete
Dhe shtratit te dashnise
Pa frike i nap “lakuriqësinë”
Se është ma e veçanta e saj
Ne asnjë muzg….
Kur vjen terri….vetëm
Dashnise nuk i thamë
Naten e Mire….!
Se n’cdo sekondë…shetit ne dej
Unë i shkrova fjalt e mia,
Ta dish…se po u vonove
Ti ke hup kohen…
E unë Ty….!!