E diela poetike me poeten;Mimoza Eliona Osmani
Kujtova …
====================
Kam frikë të avitem, të t’puth tek faqet,
ato janë të buta ,si të jenë sfungjerë,
mbi buzët llokume, kanë mbirë manushaqet,
dhe unë kujtova , se është pranverë…
E s’dua, të të djeg, sythat në lastarë,
sepse ti, je ndryshe nga lulet e tjera,
ty puthja të ndez dyfish me zjarrë,
tek zien mes mallit ,siç zien musht vera.
Ti je lule e ndjenjës ,hëna e praruar,
çerdhe e ëndërrave ku fle pa kujdes…
kam frikë kur të puth mos m’ mbetesh në duar…
Mos thahesh ,thërmohesh,mos tretesh si vesë…
Moza.