E diela poetike me poeten;Mimoza Eliona Osmani
– Buza ishte e para “shqisë”
—————————————-
Buza është e para “shqisë”
Të më çojë për ujë në krua…
Nata e mëllënjtë .. pis
Merr dritë nga syçkat e tua.
Vjedhurazi të putha buzën
Të afrojë trupit vigan
“Dorë” e syrit të heq bluzën
Dora e vërtetë aman…
Kur të prek ashtu zbuluar
Manushaqe me aromë
Ha dy pjeshkë që mbaj në duar
Lë bërthamat lule njomë…
Belbëzojë të dua qene
Tek të puth pulpën e këmbës
Ah ja lumsha asaj nëne
Zënë të ka, me dritë të hënës. Mimoza 14 Janar.2020