E diela poetike me poeten:Mimoza Eliona Osmani
Ke harruar…
—————————-
Ke harruar një lot të brishtë tek mua
Një puthje me afsh të nxehtë, të zjarrtë
Shuaje me frymë , si qiri , se nuk e dua…
Veç ler pak mjaltë , mbi mjaltë.
Më kanë përvëluar , dy buzët e tua
Kur gdhendën dy fjalët të dua , me daltë…
Edhe djalli vetë, do të më bënte grua
Të shkelje mbi borë , burimit të malltë.
Ke harruar marrëzi ,edhe paqe tek unë
Një puthje , si prushi, si vera
Rrëmbeje si erë ,që fryn ndër furtunë
Edhe falëm , me mijëra të tjera…
Moza